Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në kantonin Vaud

ff

Mbështetësit tanë:

Arting5
Më tepër ...

Alba Peinture
Më tepër ...

Beqaconsulting
Më tepër...

F T E S Ë
Për të festuar dy datat e shënuara kombëtare, 17 Shkurtin - Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe 7 Marsin - Ditën e Mësuesit, LAPSH “Naim Frashëri” nga kantoni Vaud organizoi një manifestim shkollor me një program të gërshetuar me këngë, valle, lojë skenike, recitime dhe garë diturie. Në manifestim morën pjesë nxënëst nga këto shkolla: Lozanë, Rolle, Moudon, Morges dhe Nyon. Munguan vetëm nxënësit e sëmurë nga gripi të Shkollës Shqipe nga Iverdoni.
>>> Më tepër ...
Përshtypje nga kampi veror "Ta njohim atdheun"

Këtë vit, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës në Kosovë” të organizuar nga Ministria e Diasporës, u mbajt edhe kampi veror "Ta njohim atdheun". Pjesëmarrës të këtij kampi ishin nxënësit shqiptarë nga diasporë që vijojnë mësimin plotësues në shtetet e ndryshme evropiane.
Nga kantoni Vaud, pjesëmarrëse e këtij kampi ishte Antigona Iseni, nxënëse e rregullt e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Rolle.

Në vijim do të mund të lexoni përshtypjet e saja nga ky qëndrim 10 ditor në kampin veror "Ta njohim atdheun".

 
Shkolla Shqipe nga Lozana fituese e kuizit të diturisë “Ta njohim atdheun”
Në Prishtinë, më 28 korrik 2012, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës në Kosovë” të organizuar nga Ministria e Diasporës, u mbajt kuizi i diturisë “Ta njohim atdheun” me nxënësit e shkollës shqipe të mësimit plotësues nga diaspora. Pjesëmarrës të kuizit ishin nxënësit shqiptarë nga Gjermania, Zvicra, Austria dhe Belgjika.
Me valle, këngë, recitime dhe kuiz të diturisë u festuan festat kombëtare në Lozanë
Kësaj radhe pos me këngë, valle e recitime në Lozanë nxënësit e shkollës shqipe nga kantoni Vaud festat e tyre kombëtare i festuan edhe me një kuiz diturie.
Në Moudon rihapet Shkolla Shqipe
Pas një periudhe disa vjeçare, në Moudon do të rifillon mësimi plotësues në gjuhën amtare falë angazhimit të disa të rinjve të kësaj komune dhe zotit Avni Iseni, aktivist dhe sipërmarrës i njohur nga kjo komunë e kantonit Vaud.
Mësimi është paraparë të fillon më 4 nëntor 2011. Deri më tani janë regjistruar 20 nxënës të moshave të ndryshme dhe është hapur konkursi për mësimdhënës.
Për mbarëvajtjen e mësimit në aspektin organizativ do të kujdeset këshilli komunal i Moudon-it në kryesinë e zotit Avni Isenit.
Ju urojmë punë të mbarë dhe me siguri se sukseset nuk do të mungojnë.
 
Tekstet shkollore për ciklin e ulët dhe të mesëm në ueb faqe tonë
Me lejen e MASHT-it, tekstet shkollore për ciklin e ulët dhe të mesëm, të botuara më parë për nxënësit që vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, tani mund të shkarkohen edhe nga ueb faqja jonë elektronike.

Video filmi "FLISNI SHQIP" i regjistruar nga Lapsh "Naim Frashëri" në Zvicër:
Rifreskimi i fundit: 24.03.2014 | Kontaktoni | ©2008 Isni Idrizi